Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për
të dyshuarin R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti dyshohet që ditën e djeshme me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 06 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji.
Klan Kosova mbrëmë ka raportuar për këtë rast.