Lajmet e fundit

Një numër simbolik i banorëve të fshatit Nikaj të Kaçanikut kanë mbajtur sot një protestë.
Banorët kanë bllokuar rrugën duke mos lënë automjetet që të qarkullojnë si dhe kanë ndaluar punimet e kompanisë Bektel-Encha, njofton Klan Kosova.
Rrugët ekzistuese që i ka pasur fshati ua ka mbyllë kompania dhe rruga që u është premtuar ende nuk e kanë realizuar.
Tani fshati është i ndarë në dysh dhe nuk kanë rrugë të përbashkët për të dal në autostradë, banorët kanë thënë se fëmijët e tyre ecin rreth katër kilometra për të shkuar në shkollë.
Për të mbështetur banorët pjesë e protestës ishte edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, i cili tregoi se ka biseduar me ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe rreth kësaj çështje ka takim në orën 14:00.
Banorët deklaruan se nëse nuk u bëhet një zgjedhje do të organizojnë protesta më të ashpra.