Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka dënuar një person për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rremë.
Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Avni Mazrekun, i cili është dënuar me tre vjet burgim dënim të cilin do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë, njofton Klan Kosova.
Mazreku në vitin 2014 në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore.
Kujtomë se Mazreku ka mbajtur pozitën e Drejtorit të Kolegjit ISPE.