Lajmet e fundit

Flori Mumajesi padyshim se ka arritur tejet sukses me këngën e tij të fundit “Nallane”.
Ai tani ka shumë koncerte, të cilat po i realizon në tërë Kosovën, Shqipërinë,Malin e Zi, e Maqedoninë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari ka pas vetes Klajdi Haruni dhe Dj Vicky, të cilët bashkë po arrijnë mbushjen e klubeve të natës në një masë të panumëruar të njerëzve.
Dj i Florit, Vicky ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet një performancë live e këngëtarit me hitin e tij të fundit “Nallane”, hit ky i cili ka grumbullar afër 6 milionë klikime.