Lajmet e fundit

Veshkat
Veshkat janë organe çift të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit.Në brendësi të secilës veshkë ndodhen rreth një milionë struktura të vogla të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve shfaq sëmundjët e veshkave. Në përgjithësi ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostifikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve.
Në disa raste, edhe pse veshkat janë të dëmtuara ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bië efikasiteti i tyre në eliminimin e produkteve të katabolizmit nga gjaku, si të uresë. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm.
Vitet e fundit vërëhet një rritje e numrit të të sëmurëve me insuficienc renale, si pasojë e diabetit. Është vënë re se infeksionet urinare kanë një inçidenc gjithmonë në ulje në vendet e zhvilluara, ndërsa në vendin tonë ato zënë ende një vend të rëndësishëm dhe mbetet një nga shkaqet kryesore të insufiçiences renale kronike. Sëmundjet renale mund të shfaqen në çdo moshë por sëmundje të veçanta shfaqen më tepër në dekada të caktuara të jetës.
Për të parandaluar sëmundjët renale duhet pasur parasysh se të gjithë ne duhet të bëjmë një ekzaminim të thjeshtë të urinës, të paktën një herë në vit në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm që duhet të bëhet rutinë. Pacientet me infeksione urinare kronike duhet të kryejnë kontrolle më të shpeshta një herë në 6 muaj dhe të mbajnë një dietë të caktuar, të pinë lëngje shpesh gjatë ditës si dhe të urinojnë gjithmonë përpara se të flejnë.
Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të keni parasysh disa këshilla: