Lajmet e fundit

Familjarët e 13-vjeçarit Ramiz Bajraktari, i cili e humbi jetën dje pas aksidentit me traktor, sot e kanë hapur të pamen.
Ramizi ndërroi jetë gjatë rrugës për në emergjencën e Suharekës, ku po dërgohej me veturën e një banori të fshatit.
Deri te aksidenti erdhi pasi djali ishte duke e drejtuar traktorin, derisa po ktheheshin së bashku me të atin nga një fqinj që kishin shkuar ta ndihmonin për punë.