Lajmet e fundit

Driton Selmanaj ka kërkuar sqarime nga Arbër Vllahiu në lidhje me menaxhimin e të ardhurave të shtetit.
Në emisionit Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se do t’i gëzohej secilit sukses të Kosovës, por se frikësohet nga mënyra e shpërndarjes së buxhetit të shtetit.
“Qeveria fal 58 milionë euro borxhe. E fal kompaninë,e cila është e dënuar për mashtrim”
“U ndanë rreth 300 mijë euro për familjarët e rastit të Kumanovës. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë familjare, por që të angazhojnë dikë që të kuptojnë se kush i dërgoi ata njerëz me i vra atje”, u shpreh Selmanaj.
Ndaj kësaj akuze, këshilltari i Kryeministrit Haradinaj tha se i kanë ndihmuar meqë edhe ata janë qytetarë të Kosovës, arsyetim të cilin nuk e pranoi Selmanaj.
Ky i fundit vazhdoi edhe me akuza të tjera ndaj qeverisë aktuale, e njëra ndër to ishte edhe mungesa e transparencës:
“Qeveria e Kosovës ndan 25.000 euro për fëmijët e Leposaviqit për vit të ri, ndërsa në raport thotë për çështjet shëndetësore. Pse nuk janë ndihmuar p.sh fëmijët e Krushës? Këta po përkujdesen vetëm për një komunitet apo qytet”.
“Merr vendime për shkarkim të disa bordeve të cilat nuk janë kompetencë e kryeministrit”.
Gjatë debatit u prek edhe tema e fshatrave Hade dhe Shipitullë, ku sipas deputetit Selmanaj, Haradinaj gjatë fushatës parazgjedhore kishte shkuar atje dhe ua kishte mbushur mendjen banorëve që ata kanë të drejtë dhe po mashtrohen nga qeverisja e atëhershme, dhe se menjëherë pas zgjedhjeve i ka ndërruar fjalët dhe deklaroi që atje do t’i dërgojë eskavatorët për rrënim.