Lajmet e fundit

Përmes postimit në Instagram, u njoftua se modelja Angela Martini u martua me Dragos Savulescu.
Këtë e bëri publike dhëndri shqiptar, duke shkruar: "Mbrëmë u martova me gruan më seksi në botë! Aq e pazakontë, aq çmenduri! Jeta është aq e mahnitshme dhe e bukur!"
Po ashtu përmes këtij postimi ai e ka bërë të ditur se kjo martesë ishte vendim i ndërmarrë brenda natës në Las Vegas dhe se ndihet shumë i lumtur.
Përveç tij, me këtë vendim të çiftit u lumturua edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila i falënderoi që e zgjodhën për dëshmitare dhe shoqëruese të nuses, duke i uruar të trashëgohen dhe jetë të lumtur, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BcnXY8UhI0y/?taken-by=dragossavulescu