Lajmet e fundit

Emisioni ekskluziv për kryeqytetin, Ju Flet Prishtina, kthehet sërish në ekranet tuaja.
Dhe pas një gare të gjatë zgjedhore, nuk vjen ndryshe, pos me një edicion kushtuar betejës së ashpër politike mes Shpend Ahmeti-Arban Abrashi.
Cilat ishin pritjet e tyre për raundin e parë të 22 tetorit dhe balotazhit të 19 nëntorit?
Sa fitoi njëri, e sa mori tjetri, në këto dy ditë?
Kush doli më mirë se pritjet që kishte, e kush jo?
Cilat lagje ishin me Ahmetin, e ku dominuan votuesit e Abrashit?
A i fitoi Vetëvendosja krahët në kuvendit komunal, që i kërkoi me ngulm kandidati i saj?
Kush nga partitë zvogëloi numrin e asambleistëve, e cila e rriti?
Përgjigjet në këto, por edhe shumë pyetje tjera do t'i merrni duke ndjekur edicionin e ri të Ju Flet Prishtina, të shtunën nga ora 18.
Ndiqeni, në Klan Kosova