Lajmet e fundit
Kalciumi është një material thelbësor për të gjitha moshat për ekuilibrin dhe shëndetin e mirë të trupit tonë.

Kalciumi i cili është i domosdoshëm për eshtrat, është më së shumti i pranishëm në produktet e qumështit.
Por, nëse nuk i doni dhe nuk i preferoni ka edhe alternativa të tjera. Për eshtra të fortë dhe të shëndetshme ekzistojnë dy materie të rëndësishme ushqyese, kalciumi dhe vitamina D.
Kalciumi forcon strukturën e eshtrave dhe dhëmbëve, derisa vitamina D nxitë shpërbërjen e kalciumit dhe rritjen e eshtrave.
Këto materie janë më të rëndësishme në vitët e hershme, por mund të ndihmojnë edhe gjatë rritjes.
Janë disa nga ushqimet që na pasurojnë me kalcium.
Jogurti: Shumica e njerëzve e marrin vitaminën D nga dielli, por ajo mund të konsumohet edhe përmes ushqimit të pasur me atë vitaminë ai jogurti. Me një gotë jogurt mund të përmbushni sasinë gati sa nevoja ditore për kalcium, si dhe parandalon grumbullimin e kilogramëve shtesë.
Qumështi: Qumështi përmban të gjithë elementët e nevojshëm për zhvillimin e sistemit të kockave si kalcium, fosfor, magnez, potasium , zink dhe proteina. Ka arsye pse qumështi është burimi më i popullarizuar i kalciumit. 250 ml qumësht pa yndyrë do të ju kushtojnë 90 kalori, por do të ua jap 30% të dozës ditore të kalciumit. Zgjidheni qumështinë me më shumë vitamin D dhe të dyfishoni përfitimin. Pini deri në 3 gota në ditë me qumësht.