Lajmet e fundit

Hudhra është e njohur goxha si armiku i raporteve në shoqëri , për shkak të aromës së pakëndshme që përmbanë. Përkundër kësaj vetije ajo është mike e madhe për një jetë të shëndetshme ngase nga ajo gëzojmë të mira të shumta.
Përveç asaj që rekomandohet në receta të ndryshme, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral që na ofron mjaftë të mira, përfitime ushqyese poashtu edhe mjekësore.
Një mike e veçantë dhe e duhur është për zemrën dhe arteriet e saj, sidomos për veprimin e saj hipotensiv për shëndetin kardiovaskularë.
Hudhra ka edhe efekte të tjera , ajo lufton mbipeshën, sepse zvogëlon nivelin e triglicerideve, sheqerit në gjak, duke mos harruar që ajo siguron një pastrim të dobishëm në nivelet e mëlçisë. Dhe sipas disa studimeve të fundit hudhra duket se ka efekt parandalues kundër kancerit sepse ka aftësinë për të ndërhyrë në disa mekanizma që shkatërrojnë qelizat.