Lajmet e fundit

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person është vetë-aksidentuar duke e goditur me veturë shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e kësaj ngasësi i automjetit është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.
Sipas policisë, deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së kushteve të rrugës dhe shpejtësisë dhe se për momentin janë duke i kryer të gjitha procedurat për largimin e veturës nga vendi i ngjarjes.