Lajmet e fundit

Gigi Hadid ka lajmëruar me anë të një postimi në Facebook se do të kthehet në shfaqjen vjetore të Victoria’s Secret Fashion, që këtë vit do të zhvillohet në Shangai të Kinës.
22-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram, në një video bardh e zi, e veshur me të brendshme dhe krahët e famshëm të ëngjëllit shkruante: “Gjithmonë dhë përgjithmonë, një ëndërr e bërë realitet për tu rikthyer në VC Show.”
Por ky postimi ka ngritur shumë polemika dhe shumë komentues nuk e kanë aprovuar këtë vendim duke e quajtur supermodelen raciste.