Lajmet e fundit

Është varrosur Mujedin Spahijaj, ish pjesëtar i policisë së Kosovës, i cili dyshohet të jetë vetëvrarë dy ditë më parë, njofton Klan Kosova.
Edhe pse Policia e Kosovës nuk e kishte organizuar ceremoninë e varrimit, aty u panë shumë ish kolegë të tij së bashku me një numër të madh të qytetarëve.
Familjaret kanë deklaruar se shpresojnë që rasti do të zgjidhet nga organet kompetente.