Lajmet e fundit

Është dënuar me 100 vjet burgim Jose David N, njerku që e kishte mbytur në ujë vajzën trevjeçare të gruas së tij.
Vitin e kaluar në internet ishin publikuar video-pamje se si ai e hidhte vazhdimisht në pishinë vogëlushen, derisa nëna e saj po flinte në dhomën e hotelit.
Ai nuk kishte dijeni që hoteli ishte i pajisur me kamera të sigurisë, ndaj kur e kishin lajmëruar për vdekjen e saj ka reaguar si i habitur.
Por, pamjet ishin të mjaftueshme që gjykata të vendoste për dënimin e tij, pa pasur të drejtë të lirimit me kusht, transmeton Klan Kosova.
Gjyqtari Garcia Cardona i tha gjykatës se si njerku madje edhe e kishte tërhequr vogëlushen zvarrë për flokësh dhe e kishte mbajtur trupin e saj të vogël në ujë në atë pozitë që ajo e kishte të pamundur të merrte frymë.