Lajmet e fundit

Nick Gordon është shpallur fajtor për vdekjen e ish të dashurës së tij Bobbi Kristina Brown, pasi dështoi të paraqitet në gjykatë të premten, transmeton Klan Kosova.
Ishte planifikuar që dëgjimi të ndodhte në ora 09:00 në Gjykatën e Lartë Fulton Countly Atlanta, për të dëgjuar mocionet që kishin të bëjnë me padinë e vdekjes së Kristina në gushtin e kaluar.
Gordon, i cili kishte zgjedhur që ta përfaqësonte veten në gjyq, nuk ishte i pranishëm, duke e çuar gjyqtarin që të deklarojë se të gjitha pretendimet e bëra nga familjarët e Bobbi Kristina do të pranohen.
Tashmë e ndjera, Bobbi Kristina – vajza e Bobby Brown dhe e këngëtares Whitney Houston, ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare më 26 korrik të vitit 2015.
Gjashtë muaj të jetës së saj ajo i kaloi në gjendje kome, pasi ishte gjetur pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj.