Lajmet e fundit

Urdhri i kishte ardhur të mërkurën mbrëma nga Beogradi. 11 deputetët e Listës Serbe nuk do duhej të ishin fare pjesëmarrës në seancën plenare të enjten në Kuvendin e Kosovës. Dhe kështu edhe ndodhi.
Ligjvënësit e kësaj pakice bojkotuan këtë mbledhje, ku si njëra nga pikat e rendit të ditës ishte dhe projektligji për marrëveshjen e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
Kur e pa situatën e krijuar, dhe me disa orë vonesë, Kryeministri Isa Mustafa, u shfaq në Kuvend duke e kumtuar lajmin se Qeveria tërhiqet nga projektligji në fjalë, për këtë seancë.
Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri.