Lajmet e fundit

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Deri tek përleshja erdhi pasiqë ata tentuan të shkojnë tek shtëpia e familjes së kryekuvendarit Kadri Veseli.
Kjo ndodhi gjatë një aksioni që Vetëvendosje ka ndërmarrë në Mitrovicë.
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin "Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet".