Lajmet e fundit

Mesa duket reperi amerikan Tyga, ka arritur marrëveshje me qiradhënësin e tij. Për tigan, para pak ditësh ishte lëshuar një fletëarrest, pasi që s’e kishte paguar qiranë e shtëpisë ku po jetonte.
Tyga kishte marrë padi nga pronari i shtëpisë Gholamreza Rezai, pasi që nuk i kishte paguar qiranë e shtëpisë në Malibu për 3 muaj, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Gholamreza Rezai, ka thënë se përveç që s’i kishte paguar qiranë dhe e ka braktisur shtëpinë, Tyka kishte shkaktuar rreth 480,000 dollarë dëme në këtë pronë.
Pasi Tyga nuk është paraqitur në gjyq, policia ka dhënë një urdhërarrest për të, mirëpo pas kësaj një marrëveshje është arritur në mes dy palëve.
Dikush ka paguar borxhin e reperit Tyga, dhe ajo mund të jetë e dashura e tij e pasur, Kyle Jenner, e cila sapo festoi ditëlindjen e 19-të me një festë superluksoze.