Lajmet e fundit

Sot rreth orës 15:00 është gjetur pa shenja jete një person në Bresanë të Dragashit.
Përmes komunikatës për media policia ka njoftuar se vendi i ngjarjes dyshohet të jetë në një veturë në parkingun e pompës së karburanteve “Bashkimi Petrol”, ndërsa është bastisur një shtëpi ku është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja, njofton Klan Kosova.
Po ashtu bëhet e ditur se në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar një 48 vjeçar, i afërt me viktimën, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të zbardhen rrethanat e kësaj ngjarjeje.