Lajmet e fundit

Duket se Megan Fox dhe Brian Austin Green me të vërtetë janë të gatshëm të pajtohen.
Si një familje e madhe dhe e lumtur, aktorja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj janë parë të premten në Los Angeles me djemtë e tyre Noah dhe Bodhi, pasi u publikua lajmi se kjo dyshe e kanë tërhequr prapa kërkesën për divorc.
Po atë ditë një burim afër tyre ka deklaruar për revistën People se Brian dhe Megan janë duke jetuar së bashku në Malibu me fëmijët e tyre. “Ata janë ribashkuar sërish dhe duken shumë të lumtur. Me padurim po e presin edhe beben derisa të vijë në këtë botë”, ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.