Lajmet e fundit

Ushtruesit e jogës e festuan sot ditën e parë të verës me një klasë të qetë në mes të Times Square-it të ngjeshur të New York-ut.
Ngjarja vjetore e 14-të me radhë është mbajtur në solsticit të verës, e njohur si dita më e gjatë dhe më e ndritshme e vitit, për të cilën ushtruesit e jogës thanë se i lejon ta përdorin energjinë e diellit për t’i fuqizuar nga shpërqendrimet.
“Çdokush mund ta gjejë qetësinë nëse janë në një vend të bukur në maje të malit. Por të tentosh të qëndrosh i qetë, të përqendruar në mes të një vendi aq të ngarkuar dhe shpërqendrues si Times Square, që është përfaqësimi i jetës sonë të çmendur urbane, kjo po që është sfiduese”, ka thënë Tim Tompkins, kryetar i Times Square dhe mësues i jogës, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të ndërtimeve, vetëm tetë mijë pjesëmarrës ishin në gjendje të marrin pjesë në një nga tetë klasat. Ky organizim zakonisht tërheqë 15 mijë persona.