Lajmet e fundit

Shtëpia e Ismail Haki është një oazë, një muze, në histori në vete.
Ai është 85 vjeçar dhe pranë tij gjenden me qindra objekte, të cilat ky i njeri moshuar nga Prizreni i ka mbledhur, njofton Klan Kosova.
Ismaili është në moshë të shtyrë, por që nga rinia e hershme ishte i dashuruar në objekte të vjetra. Në shtëpinë e tij gjen krevatin e gjyshërve të tij, kostumet e prindërve, këpucët e babait dhe qindra objekte dhe gjësende nga pothuajse secili kontinent i botës.
Shtëpia në të cilën jeton ky njeri thuhet se është ndërtuar në fundin e viteve 1700 apo në fillim të viteve 1800, dhe pjesa e epërme është pranë rrënimit nëse nuk intervenohet. Nëse kjo shtëpi me vlerë i nënshtrohet për një kohë të shkurtër motit të ligë, atëherë ajo mund të rrënohet dhe bashkë me të edhe mund të ndodh më e keqja.
Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Milot Hasimja: