Lajmet e fundit

Ylli i muzikës rock – Meat Loaf, ka rënë në skenë gjatë koncertit në Kanada.
Pamjet e videos nga koncerti i së enjtes e shfaqin këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Marvin Lee Aday, duke rënë në skenë gjatë performancës së tij.
68 vjeçari është njëri ndër artistët më të suksesshëm me shitjen e albumeve të të gjitha kohërave, me hitet e tij si “Bat Out of Hell” dhe “I’ll Do Anything For Love (But I Won’t Do That).
Pasi ishte shtrirë në tokë, fansat fillimisht menduan se kjo ishte pjesë e performancës, por më pas ambulancat ishin parë jashtë stadiumit.
Bëhet e ditur se për shkak të sëmundjes ai i anuloi koncertet në Moose Jaw dhe Calgary gjatë javës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Albumi i Meat Loaf “Bat Out of Hell” është shitur në më shumë se 43 milionë kopje anembanë botës dhe vazhdon të shitet me rreth 200 mijë kopje çdo vit, pothuajse 40 vjet pas publikimit.