Lajmet e fundit

Johnny Depp është kënaqur duke qeshur në emisionin e The Ellen Degeneres Show.
Aktori 52 vjeçar ka folur rreth asaj se si është bërë muzikant që në moshë të re, ndërsa Ellen e shfaqi në ekran një fotografi te tij si fëmijë, pranë fotografisë së fëmijërisë së Justin Bieber, transmeton Klan Kosova.
“Ngjan shumë më Justin Bieber kur e ke filluar karrierën”, i tha Ellen, ndaj së cilës aktori u përgjigj: “Ai duket vetëm sikur të ishte më i pastër se unë... shpirtërisht mendoj”.
“Jo jo nuk është”, i kundërpërgjigj prezantuesja. “Dhe unë e dua Justin. Është mik i imi”.