Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në terminalin VIP, pas kthimit të tyre nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi.
Në pritje të Federatës se Xhudos nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të jenë: Rexhep Hoti – Zëvendësministër, Veton Firzi – Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Sahiti – Këshilltar për sport i Ministrit Shala dhe drejtuesit e Departamentit të Sportit të MKRS-së.
"Me këtë rast, në ora 20:00 do të mbahet një konferencë për media në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” bën të ditur Ministria që drejtohet nga Kujtim Shala, transmeton Klan Kosova.