14.04.2016 · përditësuar para 3761 dite1 min lexim
Don Izidor Lukiqi ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se është kundër idesë për përfshirjen e mësimi-besimit në shkolla.
Ai ka theksuar se këto nisma janë të rrezikshme pasi mund të çojnë në përçarje të shoqërisë, pasi nuk janë pjekur kushtet për këtë gjë, njofton Klan Kosova.
"Këto deklarata bombastike janë për poena politik, pasi vetë këta politikanë që i japin këto deklarata nuk besojnë, si mund të jenë të sinqertë në këtë nismë. Unë e njoh Edi Ramën ai personalisht më ka thënë se është ateist".
"Kisha katolike në Shqipëri nuk është në pajtim të kësaj, pasi mund të vije deri tek përçarja, pasi mund të dallohen nxënësit protestantë, katolikë, ortodoksë. Nuk janë pjekur kushtet për këtë".
"Edhe në Kosovë besoj qe prindërit do jenë kundër".
"Modeli i Kroacisë ka funksionuar pasi është lënë si lëndë zgjedhore dhe trajnimi i mësimdhënësve ka zgjatur ndër vite. Politikanët tanë po nguten dhe po shkaktojnë konfuzitet".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.