Lajmet e fundit

Në ditët e sotme, me këto standarde joreale të bukurisë, modelja Erin Heatherton zbulon se nga kompania Victoria’s Secret i kanë thënë që të humb peshë!
Kjo vlerësohet si kërkesë tronditëse, meqë modelja njihet për fizikun e saj mjaft të hollë. Por sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, ajo duhej të dobësohej për të sfiluar me veshjet e tyre të brendshme, transmeton Klan Kosova.
Bukuroshja bionde tregoi se si presioni për të qëndruar në formë e ka shtyrë në depresion dhe pothuajse e çoi në çrregullimin e ushqimit. “Arrita deri në atë pikë ku një natë shkova në shtëpi nga palestra dhe më kujtohet se si e shikoja ushqimin dhe mendoja se ndoshta nuk do të duhej ta haja”.
Pas pesë vjetësh me Victoria Secret, ylli i pasarelave vendosi që të largohet nga “krahët e engjëllit” dhe të fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien e saj.
“E kuptova se nuk mund të dal më para botës – duke e reklamuar veten dhe trupin tim para gjithë atyre grave të cilët më shikojnë – dhe t’i them se kjo është gjë e lehtë dhe e thjeshtë, dhe se çdokush mund ta bëjë”, ka përfunduar ajo.