Lajmet e fundit

Një këngëtare e muzikës pop në Indonezi ka vdekur, pasi është pickuar nga gjarpri kobra në mes të performancës në skenë, transmeton Klan Kosova.
Edhe pas pickimit, Irma Blue në mënyrë të befasishme kishte vazhduar të këndojë edhe për 45 minuta të tjerë, para se të rrëzohej në prani të fansave dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Këngëtarja 29 vjeçare është e njohur për performancat e saj me gjarpërinj, por kobra me të cilën ka vallëzuar të dielën nuk ishte e padëmshme, pasi në momentin që ia ka kafshuar kofshën, ka injektuar helm në sistemin e saj të qarkullimit të gjakut.