Lajmet e fundit

Ylli i filmave “Maze Runner”, Dylan O’Brien, është plagosur rëndë në një aksident në setin e filmit të ri, ku ka vuajtur thyerjen e disa eshtrave.
Bëhet e ditur se aktori është dërguar më shpejtësi në një spital me “dëmtime të rënda” – ku momentalisht i është nënshtruar trajtimit.
Ndërsa një zëdhënës i 20th Century Fox ka deklaruar se xhirimet do të ndalojnë deri sa Dylan të rimëkëmbet, transmeton Klan Kosova.