Lajmet e fundit
Kjo nuk është një dietë në kuptimin e vërtetë të fjalës, më shumë bëhet fjalë për një fenomen i cili ekziston në versione të ndryshme. Ju paraqesim njërin nga ato, dhe jemi të sigurt se do të ju ndihmojë të liroheni nga kilogramët e tepërt.

Ndikimi i dietës me jogurt bazohet në vetitë e jogurtit probiotik për të stimuluar rritjen e florës së shëndetshme të zorrëve, kurse si rezultat është tretja e shpejtë e ushqimit, eliminimi i toksinave e me këtë vjen edhe deri te humbja e peshës, transmeton Femina.al.
Kur ushqimi do të tretet tërësisht, njëkohësisht përmirësohet edhe shëndeti i zorrëve dhe gjendja e përgjithshme e organizmit.
Rekomandohet madje edhe deri në 2 litër jogurt për çdo dite (jogurt me përqindje të ulët të yndyrës), kurse me të mund të konsumoni edhe pemë të freskëta, por duhet t’i shmangeni jogurtit të ëmbël me sheqer.
Njëri nga versionet e dietës me jogurt duket kështu:
Dita e parë
Mëngjesi
Në mëngjes konsumoni jogurt pemësh (mund ta përgatisni vetë duke i shtuar pemë të freskëta) ose konsumoni jogurt me tërshërë.
Dreka
Zieni orizin, bëni sallatë me perime të freskëta dhe shtoni vaj ulliri. Përveç kripë dhe piper, mos shtoni mëlmesa tjera në sallatë. Për desert, përsëri përgatitni jogurt me pemë të freskëta (sikurse në mëngjes).
Darka
Para gjumit do të ju ngopë sallata me stek pule dhe karrota. Në sallatë, përveç karrotave shtoni edhe mollë dhe vaj ulliri. Më pas, gjithë kësaj shtojini edhe jogurt pa yndyrë (përzieni të gjitha).
Dita e dytë
Mëngjesi
Bëni sallatë me tranguj (të cilët do ti preni në formë katrore) duke i shtuar edhe jogurt (ndryshe e njohur si tarator).
Dreka
Pjekni pak mish pule në vaj ulliri, duke i shtuar kripë dhe piper të zi. Gjithashtu mund të shtoni edhe kërpudha, domate dhe speca. Kur perimet të zbuten, shtoni jogurt.
Darka
Dy gota jogurt duke i shtuar pemë të freskëta sipas dëshirës.
Dita e tretë
Mëngjesi
Me jogurt, përzieni pak djathë, mollë të prerë, pak kanellë dhe në fund shtoni kripë dhe pak piper të zi. Piperi i zi do të bëj që metabolizmi juaj të përshpejtohet.
Dreka
150 gram file peshku dhe sallatë me tranguj (tarator).
Darka
Zieni 100 gram testenine, shtoni një spec dhe një vezë të zier. Të gjitha këto përzieni me jogurt.
Ndikimi i kësaj diete në shëndet
Jogurti probiotik sigurisht se është i dobishëm për shëndetin tuaj. Edhe pse deri më tani nuk ekziston ndonjë provë e fortë shkencore e cila e lidhë dietën me jogurt për të rënë në peshë, përdorimi afatshkurtër i kësaj diete sigurisht se nuk do t’ju bëj dëm, por nuk rekomandohet praktikim afatgjatë i saj.