Lajmet e fundit

Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit riprodhues të tyre.
Ardhja e saj kuptohet lehtësisht me procesin e frenimit të ciklit menstrual, megjithatë procesi i saj nuk mund të përkufizohet vetëm në këtë fenomen, sepse ky nuk është veçse një proces i dorës së dytë, krahasuar me atë nëpër të cilin kalojnë vezoret.
Këto të fundit përjetojnë “shuajtjen” e tyre dhe duke qenë se janë një prej pjesëve të sistemit endokrinin të trupit dhe prodhojnë hormone, frenimi i tyre ndikon në mbarë procesin e trupit dhe sidomos në atë seksual.
Procesi i “shuarjes” së vezoreve përfshin mbarë sistemin riprodhues të femrës, që nga truri e deri tek lëkura dhe kjo ngjarje kaq e rëndësishme fiziologjike sjell pas vetes edhe një sërë ndryshimesh në trupin dhe jetën e femrës
Menopauza mund të vijë në kohë të ndryshme për femrat për shkak të fizikut të tyre, por mjekët kanë studiuar mbi shenjat që paraprijnë menopauzën.
Nëse ndieni disa prej këtyre shenjave atëherë me shumë mundësi jeni në fazën tranzitive që femrat thuajse gjithmonë e përjetojnë keq.
Ja shenjat paralajmëruese të menopauzës: