Lajmet e fundit

“Vallja e Verës”, quhet kënga më e re e këngëtarit nga Shqipëria Klajdi Haruni, e cila pritet të publikohet sonte së bashku me videoklip.
Projekti është punuar nga studioja muzikore Threedots, me tekst dhe muzikë nga Flori Mumajesi, ndërsa klipin e ka realizuar produksioni Alexander, transmeton Klan Kosova.
Për Klankosova.tv Klajdi ka treguar se kjo këngë ka një histori dashurie:
“Është një histori dashurie që zakonisht ndodh në sezonin veror. Janë kujtimet e verës të përmbledhura në një këngë dhe në një video shumë origjinale”.
“Kemi ilustruar një histori dashurie verore që mund të ndodh kudo. Për xhirime e kemi përzgjedhur fshatin e papromovuar të Linit në Pogradec, meqë është një fshat turistik tejet i bukur”, ka shtuar ai.
Po ashtu, këngtari i hitit "Mamica" për Klankosova.tv ka zbuluar edhe një fotografi ekskluzive, të shkëputur nga një skenë e klipit më të ri.