Lajmet e fundit

Në Kosovë vazhdon të jetë sfidë ruajtja e votës së lirë.
Kështu u konstatua sot në publikimin e një raporti të mbështetur nga zyra e BE së në Kosovë e ku u trajtua fshehtësia e votës dhe përpunimi i të dhënave të votuesve.
Atje u tha se vazhdon të ekzistojnë forma të presioneve të zbulimit të votës siç janë rastet e fotografimit, transmeton Klan Kosova
Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë të shihen aspektet e ndryshme të mbajtjes së zgjedhjeve ne fushën e të drejtave të njeriut në epokën digjitale dhe se si ato të përshtaten dhe bashkëveprojnë në ambientin e tanishëm zgjedhor në vend.