Lajmet e fundit

Kohë me parë në Prishtinë erdhi një nga rrjetet me të famshme në botë për ushqim – KFC.
E përmes filialeve të kësaj të fundit në 123 vende të ndryshme, nga tash e tutje do të shitet edhe produkti kosovar Princ Cafe.
Sipas Nehat Devollit, anëtarë i bordit të Devolli Corporation, të jesh prezent në pikat e KFC-së gjithandej globit, nuk është edhe aq e lehtë mirëpo cilësia e përvoja bënë punën e tyre.
Deri më tani Prince Caffe, produkt i Devolli Corporation, eksportohej në plot 20 vende duke përfshirë edhe SHBA-të.
Kronikë nga Halil Berisha