Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është takuar sot me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, ku është prezantuar projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, i cili do realizohet nga ministria që ai e udhëheqë, me përkrahjen GIZ-it gjerman.
“Këtë vit do ta fillojmë projektin e krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, me përkrahjen e GIZ-it dhe po kështu kërkojmë përkrahjen e të gjithëve, në mënyrë që ta bëjmë Kosovën të pastër dhe të dëshmojmë që ne e duam shtetin tonë të ndërtuar me shumë sakrifica”.
“Shishet e plastikes, qelqit dhe kënaçet së shpejti do të përfshihen në një sistem të kthimit të tyre, në mënyrë që të mbrohet mjedisi dhe të kemi riciklim të mbeturinave në vend”, deklaroi Matoshi.