Lajmet e fundit

Para objektit të Komunës së Prishtinës janë duke protestuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me mospagesën prej katër përqind të rritjes së pagave për punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Kësaj proteste i është bashkangjitur edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Në këtë protestë janë punëtorët teknik të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit dhe ata të pastrimit në QMF-të e Komunës së Prishtinës.