Lajmet e fundit
Pas publikimeve të disa mesazheve telefonike të Dardan Molliqajt gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar vetë deputeti në llogarinë e tij të Facebook-ut, duke deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur.
“ÇDO BISEDË ME CILINDO POLITIKAN MUND TA PUBLIKOJ. SKAM ASGJË PËR TË FSHEHUR.
Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit.
Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikalos, zvogëlimin e numrit të zv. ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara.
Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t'ia tregoj”, ka shkruar Molliqaj.