Lajmet e fundit

Urimet për ushtrinë e Kosovës na vijnë edhe nga Ishujt Maldive.
Atje për pushime ndodhet kirurgu vaskular dhe endovaskular nga Kosova, Valbon Gashi, i cili së bashku me disa banorë të atij vendi përrallor kanë uruar për transformimin e FSK-së në ushtri, duke e bërë një video me fjalët: “Rroftë ushtria e Kosovës”, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Ishujt Maldive e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës në vitin 2009.
Për më tepër, klikoni videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1971870036448674/