Lajmet e fundit

Kënga fituese e edicionit të 20-të të Këngës Magjike, është “PLAS” nga Flori Mumajesi.
Këngëtari u paraqit sërish me një baladë këtë vit e cila u pëlqye nga publiku por edhe nga kolegët e tij të cilët ia dhanë pikët.
“PLAS” është krijuar nga vet Flori, njofton Klan Kosova.
Çmimin e dytë e morën Aurela Gaçe dhe Eli Fara ndërkaq çmimin e tretë Fifi dhe Mc Kresha.