Lajmet e fundit

Aktivisti i shoqërisë civile, Haki Abazi, ka folur për Klan Kosova rreth protestës së nesërme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër veprimeve të fundit politike të Hashim Thaçit.
“Kur përjashtohet sovrani prej procesit të shtetit, sigurisht që nuk mbetet tjetër përpos që të shfrytëzohet instrumenti i protestës, që është instrument demokratik dhe pjesë e secilës kushtetutë të shteteve demokratike, ku populli, shoqëria civile, partitë politike, bizneset, të gjithë bëhen bashkë për të dalë aty ku realisht i takon me dalë qytetarit”.
“Sheshi, hapësira publike, është pronë e qytetarit. Nëse një herë në katër vjet dalim para kutive, mundemi me dalë rregullisht në rrugë për të kërkuar të drejtën dhe me e ngritë zërin kundër proceseve të dëmshme që po i bëhen vendit tonë”.
“Kemi provuar të gjitha format e mundshme si shoqëri civile, si intelektuale dhe si akademikë, pra ka pasur tentime në të gjitha anët e mundshme për të përdorur mekanizmat institucionalë që të mbahet demokracia gjallë, qe kushtetuta të respektohet dhe Kosova të funksionojë si shtet parlamentar, dhe në anën tjetër është një injorancë, vetësabotim nga shumica e parlamentit për të realizuar qëllimet që një njeri, në këtë rast Thaçi i ka vendosur për veten”, deklaroi Abazi.
Aktivisti po ashtu u shpreh se këtë protestë disi e përkrahin edhe ata që në nuk e mendojmë.
“Kjo protestë ka bërë që të ketë edhe anëtarë të PDK-së... p.sh. në Ferizaj ka pas anëtare të kësaj partie që kanë ardhur janë përshëndetur me mua pasi e kam mbajtur fjalimin”.
“Kjo nuk është protestë e Vetëvendosjes por e qytetarëve të brengosur. Unë nuk jam Vetëvendosje por jam pjesë e qytetarëve dhe e shoqërisë civile”, shtoi ai.
“Këtu e kam një listë me diku 215 intelektualë, me njerëz të ndryshëm që e kanë nënshkruar peticionin për ta ndalur Thaçin dhe dialogun, i cili po bën ndarjen e Kosovës dhe po shkakton një moment tjetër të krizës për vendin”.
“Dialogu një herë është nis si teknik, pastaj u bë politik, dikur ekonomik për resurset dhe tash për territoret. Për shkak të rrezikimit nga akuzat e gjykatës speciale, Thaçi po bën çdo gjë të mundur për ta shpëtuar lëkurën e vetë në dëm të interesit të vendit”, përfundoi Abazi.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/242709729928179/