Lajmet e fundit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Laine në vizitën që i ka bërë Maqedonisë ka krahasuar referendumin e këtij shteti me bashkimin e vendit të saj.
Ajo kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë shansin që kanë.
“Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë në mënyrë aktive. Nga përvoja jonë lidhur me bashkimin e Gjermanisë mund të them se shanset e tilla janë unike dhe se duhet shfrytëzuar. Edhe kur flas për shfrytëzimin e shansit dua të them se flas për Evropën e bashkuar, se dëshirojmë së bashku të vazhdojmë ta ndërtojmë Evropën me ju”, ka deklaruar Von Der Laine.
Maqedonasit në referendumin e 30 shtatorit do të kenë mundësinë t’i përgjigjen pyetjes se a do të pranonin që për antarësim në NATO të pranonin marrëveshjen për emrin me Greqinë.