Lajmet e fundit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, me ftesë të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, po qëndron në Washington. Gjatë kësaj vizite ai do të ketë një takim pikërisht me numrin dy të “ Shtëpisë së Bardhë “.
“Takimi do të realizohet me ftesë të Pence, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO-s”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp”, shkruan Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.
Vizita e dy udhëheqësve shtetërorë vjen pas vizitave të sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, të ndihmës sekretarit shtetëror, Wes Mitchell në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e 30 shtatorit dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Edhe ish presidenti ameirkan George W. Bush nëpërmjet një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë u bëri thirrje për mbështetjen e referendumit të 30 shtatorit.
Ndërkaq edhe presidenti amerikan, Donald Tramp para disa ditëve në letër drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov i shprehi mbështetje për marrëveshjen me Greqinë, duke e vlerësuar mundësinë e referendumit si historike dhe mundësi për hapje të rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.