Lajmet e fundit

Reperi amerikan, Ty Dolla $ign, me të cilin së fundmi bëri bashkëpunim edhe këngëtarja shqiptare Elava Gjata në këngën “Off Guard”, është arrestuar sot nga policia në Atlanta për posedim droge.
TMZ shkruan se në limuzinën e reperit është gjetur marihuanë dhe kokainë. Në momentin e ndaljes nga policia ai ishte duke udhëtuar me gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin liruar më pas.
Merret vesh se në momentin e arrestimit Dolla ishte duke shkuar për të performuar në një koncert, por tani është e paqartë nëse do t’ia dalë që të shkojë.