Lajmet e fundit

Policia e Kosovës në Mitrovicë raporton se gjatë ditës së djeshme është përfshirë nga zjarri një veturë civile, pronë e një shqiptari, e cila kishte qenë e parkuar brenda stadiumit të futbollit të këtij qyteti.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante.