Lajmet e fundit

Peshkopi Charles H. Ellis III e ka lëshuar një kërkim-falje për mënyrën se si e preku Ariana Granden derisa ishin në skenë gjatë funeralit të Aretha Franklin.
Ai e përshëndeti këngëtaren e re pas performancës së saj të këngës "Natural Woman" dhe e vendosi krahun rreth saj, me dorën e tij që e prekte një anë të gjoksit të saj.
"Nuk do të ishte asnjëherë qëllimi im që ta prekja gjoksin e ndonjë gruaje... Nuk e di, mendoj se thjesht e vendosa krahun rreth saj ", tha Ellis për USA Today. "Ndoshta i tejkalova kufijtë, ndoshta isha më shumë se që quhet miqësor ose i afërt, por sërish, kërkoj falje. Gjëja e fundit që dua është të bëhem shpërqendrim i kësaj ditë. Sot gjithçka ka të bëjë me Aretha Franklin", përfundoi ai.