16.08.2018 · përditësuar para 2907 dite1 min lexim
Kim Kardashian natyrisht se është në humor që t’i tregojw linjat e saj të mrekullueshme të trupit.
Ajo ka punuar shumë gjatë muajve të fundit për t’u dukur në këtë formë dhe momenti më i mirë për ta treguar këtë rezultat, ishte një darkë në Majami ku ajo u shfaq me një mini-fustan “Versace” super të ngushtë.
Ylli i shfaqjes televizive “Keeping Up With The Kardashians” ka lënë pak vend për imagjinatë me veshjen e saj ngjyrë të verdhë, transmeton Klan Kosova.
Kim kishte dalë për darkë në Majami me shoqet e saj më të mira, Larsa Pippen dhe Jonathan Cheban, duke bërë të gjithë të pranishmit që t’i drejtojnë sytë nga to.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.