Lajmet e fundit

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, po shoqërohet me kriminelët më të mëdhenj.
Ndeshjen Serbia-Kosta Rika ai e kishte parë së bashku me Milan Krasiqin (i hijezuar me ngjyrë të verdhë në të majtë) i cili është dënuar me 15 vjet burgim për vrasje. Megjithatë gjykimi iu anulua dhe është në pritje të një rigjykimi. Deri atëherë, siç edhe mund të shohim, ai po udhëton lirshëm nëpër botë dhe po shoqërohet me anëtarët e familjes Vuçiq.
Gjithashtu, i hijezuar me ngjyrë të verdhë në të djathtë është Aleksandar Vidojeviq, i njohur si Aca Roshavi, i cili ka një dosje të trashë kriminale.