Lajmet e fundit

Në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës janë arrestuar dy të dyshuar, meqë pas një mosmarrëveshjeje, nën kërcënim të armëve kanë rrëmbyer dy viktima meshkuj dhe i kanë dërguar në pyllin e fshatit, ndërsa më pas i kanë kthyer dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.