Lajmet e fundit

Në Ditën Ndërkombëtare të Mamive, sot u organizua një aktivitet për nder të tyre nga Shoqata e Mamive te Kosovës.
Aty pjesëmarrëse qenë mamitë nga gjithë qytetet e Kosovës, ku u tha se roli i tyre është shumë i madh për sjelljen në jetë të fëmijëve.
Për procesin e shtatzënisë dhe për këshillat që mamitë japin gjatë kësaj kohe, për të pranishmit u dha edhe një film dokumentar.